Ndërlidhjet

Kritika ndaj presidentit taxhik, “mëkat i madh”


Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.
Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Kleriku i lartë mysliman i Taxhikistanit ka lëshuar fatvan, apo dekretin fetar, kundër të gjithë atyre që mund të kritikojnë presidentin Emomali Rahmon.

Muftiu Saidmukarram Abdulkodirzoda, udhëheqës i myslimanëve taxhikë i zgjedhur nga shteti, u ka thënë gazetarëve se “kritikat ndaj fuqive sunduese do të gjykohen si një mëkat i madh”.

“Kritikat minojnë besimin në autoritete”, ka shtuar ai.

Partia e Rilindjes Islamike, e cila është në opozitë, ka thënë se fatva është “diktuar nga autoritetet”.

XS
SM
MD
LG