Ndërlidhjet

logo-print

India do bisedime me Pakistanin “pa hijen e terrorizmit”


Narendra Modi

Narendra Modi

Duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se Pakistani duhet të tregojë më shumë “seriozitet” për rifillimin e dialogut midis dy fqinjëve.

Modi ka thënë se do që të zhvillojë bisedime dypalëshe me Islamabadin “pa hijen e terrorizmit”.

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, më 25 shtator, kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka kritikuar Indinë për tërheqje nga bisedimet e planifikuara për paqe mbi rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

Sharif ka qenë në Indi për inaugurimin e Modit në muajin maj, duke rritur shpresat për përparim në zgjidhjen e kontestit dhjetë vjet të vjetër.

India është tërhqur nga bisedimet në muajin gusht, për shkak të planeve të Islamabadit për t’u konsultuar me separatistët e Kashmirit para takimit.

Nju Delhi thotë se Pakistani mbështet militantët separatistë që sulmojnë forcat e Indisë.

XS
SM
MD
LG