Ndërlidhjet

Lavrov akuzon ashpër Perëndimin


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se përdorin “ndërhyrjen ushtarake” për të mbrojtur interesat e tyre.

“Uashingtoni ka deklaruar hapur të drejtën e tij për përdorimin e njëanshëm të forcës, kudo ku mund të mbrojë interesat e tij”, ka thënë Lavrov.

Ai ka akuzuar edhe NATO-n për “retorikë armiqësore” ndaj Rusisë, duke thënë se kjo tregon “paaftësinë e aleancës për të ndryshuar kodin gjenetik të Luftës së Ftohte”.

Ai ka thënë se Perëndimi, edhe pse ngre zërin për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, është duke vepruar në skenën ndërkombëtare në kundërshtim me të drejtën sovrane të popujve.

XS
SM
MD
LG