Ndërlidhjet

Netanyahu do të përgënjeshtrojë Abbasin


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do të shfrytëzojë fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të nxjerrë në pah “shpifjet dhe gënjeshtrat” që ka thënë presidenti palestinez, Mahmud Abbas.

Netanyahu ka thënë se do të përgenjështrojë akuzat e Abbasit se ushtria izraelite ka kryer “krim gjenocidial” në luftën 50-ditëshe kundër militantëve në Gaza, në të cilën janë vrarë rreth 2,200 palestinezë, shumica nga ta civilë.

Abbas i ka bërë këto komente para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 26 shtator.

Netanyahu pritet t’i adresohet këtij tubimi të hënën.

Më pas ai do të udhëtojë për në Uashington, ku do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

XS
SM
MD
LG