Ndërlidhjet

Autoritetet serbe kanë vendosur mijëra policë në rrugët e Beogradit, ku sot do të mbahet Parada e Homoseksualëve.

Grupet e ekstremit të djathtë janë zotuar se do ta pengojnë tubimin.

Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, ka bërë thirrje për qetësi, duke paralajmëruar se autoritetet do ta ndalojnë paradën, nëse siguria kërëcënohet.

Parada e Homoseksualëve në Beograd është mbajtur vetëm një herë, më 2010, duke çuar në përleshje midis policisë dhe ekstremistëve të krahut të djathtë, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë homoseksualët dhe mbështetësit e tyre.

Homofobia është mjaft e përhapur në Serbi, pasi ajo mbështetet edhe nga udhëheqësit e Kishës dhe partitë e krahut të djathtë.

Megjithatë, Serbia është vënë nën presionin e Bashkimit Evropian, i cili thotë se Parada është test për përkushtimin e Beogradit ndaj lirive themelore.

XS
SM
MD
LG