Ndërlidhjet

30 alpinistë pa shenja jete në Japoni


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Tridhjetë alpinistë janë gjetur pa shenja jete panë malit Ontake në Japoni, ku të shtunën ka shpërthyer një vullkan.

Alpinistët nuk kanë marrë frymë dhe zemra e tyre ka ndaluar, por konfirmimi përfundimtar i vdekjes në Japoni vjen gjithmonë përmes ekzaminimit mjekësor.

Vullkani, rreth 200 kilometra në perëndim të Tokios, ka shpërthyer pa paralajmërim të shtunën, duke shkaktuar re të mëdha hiri.

Mali Ontake është destinacion i njohur për alpinizëm.

XS
SM
MD
LG