Ndërlidhjet

Lideri i Hong Kongut, thirrje kundër protestave


Hong Kong

Hong Kong

Lideri i Hong Kongut, Leung Chun-ying, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos marrin pjesë në protesta, duke i cilësuar ato si “të paligjshme”.

Kjo është deklarata e parë e zyrtarëve në Hong Kong, prejse studentët kanë nisur demonsrtatat masive më 26 shtator, duke bërë thirrje për më shumë demokraci dhe duke kërkuar takim me autoritetet për të diskutuar reformat zgjedhore.

Leung ka premtuar se qeveria do të nisë një rreth të ri konsultimesh për reformën zgjedhore, por nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar.

Protestuesit kundërshtojnë vendimin e fundit të Pekinit që të mos u lejojë votuesve në Hong Kong të zgjedhin shefin e tyre ekzekutiv nga një listë e hapur e kandidatëve.

Autoritetet kineze kanë vendosur që dy ose tre kandidatë të emërohen nga një “komitet i veçantë”.

Zgjedhjet, që do të mbahen në vitin 2017, do të jenë zgjedhjet e para në Hong Kong, në të cilat shefi ekzekutiv do të zgjidhet direkt nga votuesit

XS
SM
MD
LG