Ndërlidhjet

Thaçi: Llogaridhënia, themel i qeverisjes së ardhshme


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për të anëtarësuar vendin në nismën ndërkombëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe se tani është duke aprovuar Planin e Veprimit për të lehtësuar qasjen në informata.

Thaçi i ka bërë këto komente në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për të Ditur, që i kushtohet transparencës dhe qasjes në informacion zyrtar.

“Sii standarde të rëndësishme evropiane, transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themelet e qeverisjes së ardhshme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

XS
SM
MD
LG