Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës kundër protestuesve në Hong Kong


Hong Kong

Hong Kong

Policia në Hong Kong ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues të tubuar.

Studentët kanë nisur demonstratat qysh më 26 shtator, duke kërkuar që Kina t’iu japë fund kufizimeve në zgjedhjen e liderit të ardhshëm të territorit.

Aksioni i policisë vjen disa orë pasi lideri i Hong Kongut, Leung Chun-ying, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos marrin pjesë në protesta, duke i cilësuar ato si të paligjshme.

Leung ka premtuar se qeveria do të nisë një rreth të ri konsultimesh për reformën zgjedhore, por nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar.

XS
SM
MD
LG