Ndërlidhjet

Kimetto, rekord botëror në Maratonën e Berlinit


Ilustrim
Ilustrim

Vrapuesi nga Kenia, Dennis Kimetto, ka shënuar rekord botëror duke fituar Maratonën e Berlinit për dy orë e dy minuta e 57 sekonda.

Kimetto, 30 vjeç, ka mundur për 26 sekonda rekordin e mëparshëm prej dy orësh e tre minuta e 23 sekonda, të arritur nga keniani Wilson Kipsang, vitin e kaluar në Berlin.

Rreth 40,000 vrapues nga 130 vende kanë marrë pjesë në garën e sivjetme.

XS
SM
MD
LG