Ndërlidhjet

Sulmohen rafineritë e naftës të pushtuara nga IS-i


Ilustrim
Ilustrim

Aeroplanët luftarakë, të udhëhqur nga Shtetet e Bashkuara, kanë goditur disa lokacione të naftës në Siri, të pushtuara nga Shteti Islamik (IS).

Ky i fundit përdor naftën për të gjeneruar të ardhura për organizimin e militantëve.

Forcat e koalicionit kanë shkatërruar tri rafineri të improvizuara të naftës në qytetin Tal Abjad, pranë kufirit me Turqinë, ka njoftuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Të shtunën, forcat e koalicionit kanë goditur në qytetin Kobane, i cili ndodhet pranë kufirit me Turqinë.

Kobane është e rrethuar për ditë të tëra dhe mbi 140,000 njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre, për t’u larguar në shtetin turk.

XS
SM
MD
LG