Ndërlidhjet

Lavrov: S'duam luftë sanksionesh


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska nuk ka dëshirë të vazhdojë luftën e sanksioneve me Perëndimin.

“Nuk jemi të interesuar që periudha aktuale të zgjasë për kohë të pacaktar”, ka thënë Lavrov për mediat ruse.

"Nuk mendoj se situata do të vazhdojë për kohë të gjatë, por ajo do të marrë një periudhë kohe", ka shtuar ai.

Perëndimi ka nisur të vendosë sanksione kundër Rusisë në mars të këtij viti, për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.

Në shenjë hakmarrjeje, Rusia ka vendosur ndalesë njëvjeçare për ushqimet dhe lëndet e tjera të importuara nga vendet që e kanë sanksionuar.

XS
SM
MD
LG