Ndërlidhjet

Pilotët e Air France përfundojnë grevën


Ilustrim

Ilustrim

Pilotët e kompanisë ajrore Air France kanë përfunduar grevën dyjavore, që ka anuluar mijëra fluturime dhe ka bllokuar pasagjerë në mbarë botën.

Një zëdhënës i sindikatës së pilotëve ka thënë se greva është ndërprerë, në mënyrë që bisedimet me zyrtarët, përfshirë edhe kryeministrin Manuel Valls, të vazhdojnë në një atmosferë më të qetë.

Greva raportohet se i ka kushtuar kompanisë mbi 250 milionë dollarë.

Shqetësimi kryesor i pilotëve ka të bëjë me zhvillimin e kompanisë Transavia, që operon si pjesë e pavarur e Air France.

Pilotët e Air France janë të shqetësuar se shumë rrugë dhe punë të tyre do të merren përsipër nga pilotët e Transavias, që paguhen më pak.

XS
SM
MD
LG