Ndërlidhjet

Vuçiq lavdërohet me Paradën e Homoseksualëve


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Parada e Homoseksualëve këtë vit ka kaluar pa incidente.

“Ne nuk e kemi bërë këtë për faktin se është kusht për bisedimet me Bashkimin Evropian, por për Kushtetutën tonë, për këtë shtet dhe për respektimin e të drejtave të njeriut”, ka thënë Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë në Beograd.

Nën masa të rrepta të sigurisë dhe me disa incidente të vogla, në Beograd është mbajtur të dielën Parada e parë e Homoseksualëve qysh në vitin 2010.

Rreth 1,000 aktivistë, në mesin e tyre kryetari i Beogradit, politikanë nga qeveria dhe opozita, diplomatë dhe fytyra të tjera publike, kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit serb.

Vuçiq ka falënderuar policinë për “punë të mirë” dhe qytetarët për tolerancë.

“Dua t’ju uroj sepse kemi dëshmuar se Serbia mund të sillet sipas Kushtetutës dhe ligjeve”, ka thënë Vuçiq.

XS
SM
MD
LG