Ndërlidhjet

logo-print

Goditen pozicionet e IS-it në Irak dhe Siri


Forcat e sigurisë së Irakut të grumbulluara në provincën Anbar

Forcat e sigurisë së Irakut të grumbulluara në provincën Anbar

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka sulmuar nga ajri më tepër kapacitete të naftës në Siri, që shfrytëzohen nga militantët e Shtetit Islamik (IS), derisa luftimet ndërmjet forcave të sigurisë së Irakut dhe militantëve, po ashtu, kanë vazhduar në provincën Anbar, në pjesën perëndimore të Irakut.

Sulmet ajrore të koalicionit gjatë natës, i kanë shkatërruar tri rafineri të imporvizuara në Siri, afër qytetit Tal Abyad, në kufirin me Turqinë.

Njëherësh, në rajonin irakian Anbar, militantët e armatosur të Shtetit Islamik i kanë okupuar tri lagje në qytetin Ramadi.

Për luftime të ashpra ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve të armatosur islamikë, është raportuar edhe në Falluxha, ku janë vrarë 13 civilë.

Por, militantët janë detyruar të tërhiqen në përpjekje për të hyrë në Amiriya, ku zyrtarët irakianë thonë se 12 militantë janë vrarë nga sulmet ajrore.

Sipas raporteve, ka pasur përleshje edhe në vendbanimet Saqlavija dhe Garma.

XS
SM
MD
LG