Ndërlidhjet

Ukrainë: U rrëzua shtatorja e Leninit


Shtatorja e Leninin në çastin e rrëzimit

Shtatorja e Leninin në çastin e rrëzimit

Demonstruesit në qytetin lindor Harkov në Ukrainë e kanë rrëzuar shtatoren e Vladimir Leninit.

Monumenti 20 metërsh i Leninit në Sheshin e Lirisë në Harkov, është sulmuar pak kohë pas mbajtjes së marshit për unitetin e Ukrainës, në të cilin kanë marrë pjesë mijëra njerëz. Harkovi është qyteti i dytë më i madh në Ukrainës, pas kryeqytetit Kiev.

Derisa shkatërrimin e shtatores e kanë shikuar qindra njerëz, policia nuk ishte e pranishme.

Qyteti Harkov, që është afro 20 kilometra nga kufiri me Rusinë, në muajin mars dhe prill ishte skenë e përleshjeve të dhunshme ndërmjet demonstruesve prorusë dhe ukrainasve lojalë ndaj Kievit.

Separatistët prorusë në Harkov, e kanë mbrojtur shtatoren e Leninit, gjatë përpjekjeve të mëparshme për ta larguar atë.

XS
SM
MD
LG