Ndërlidhjet

Presidenti i Iranit arriti në Rusi


Hassan Rohani zbret nga aeroplani me të arritur në Astrakhan të Rusisë
Hassan Rohani zbret nga aeroplani me të arritur në Astrakhan të Rusisë

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka arritur në Rusi për të marrë pjesë në samtin e Detit Kaspik, së bashku me liderët e Rusisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Turkmenisë.

Samiti fillon sot në qytetin rus Astrakhan.

Liderët e këtyre pesë shteteve bregdetare kanë punuar për vite të tëra për arritjen e një marrëveshjeje për statusin juridik të Detit Kaspik.

Aktualisht, marrëveshjet për këtë çështje janë nga viti 1921 dhe 1940, kur Irani dhe ish-Bashkimi Sovjetik, kishin zhvilluar negociata për përmbajtjen e marrëveshjeve.

Por, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Turkmenia, shtete që dolën pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, nuk janë të kënaqura me këto marrëveshje.

Në samit pritet të diskutohet edhe për rezervat e mëdha të naftës dhe të gazit, që vlerësohen në miliarda dollarë.

Ky do të jetë samiti i katërt në 12 vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG