Ndërlidhjet

logo-print

Sulme ajrore kundër IS-it në katër provinca të Sirisë


Pamje e aeroplanëve luftarakë amerikanë F-15E që po kryejnë sulme ajrore kundër militantëve në Siri

Pamje e aeroplanëve luftarakë amerikanë F-15E që po kryejnë sulme ajrore kundër militantëve në Siri

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i ka bombarduar pozicionet grupore të militantëve të Shtetit Islamik në pjesën veriore dhe lindore të Sirisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar sot se aeroplanët luftarakë të koalicionit i kanë qëlluar caqet në katër provinca: Aleppo, Raqqa, Hassakeh dhe Deir el-Zour.

Ky grup monitorues tha se nga sulmet ajrore, qartas gabimisht, është qëlluar një mulli dhe silosi në qytetin verior, Manbij, që është nën kontroll të ekstremistëve, pasi ishte vlerësuar se kjo ishte bazë e militantëve.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Uashingtoni.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, po ashtu, ka raportuar se nga sulmet është goditur hyrja e centralit më të madh të gazit në Siri, që gjendet në provincën Deir el-Zour.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet arabë i kanë filluar sulmet ajrore kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Siri, javën e kaluar.

Më parë kanë filluar sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve të militantëve të këtij grupi në Irak.

XS
SM
MD
LG