Ndërlidhjet

Afganistan: Ghani është inauguruar në postin e presidentit


Ashraf Ghani flet gjatë ceremonisë së inaugurimit në Kabul
Ashraf Ghani flet gjatë ceremonisë së inaugurimit në Kabul

Ashraf Ghani është inauguruar sot në postin e presidentit të ri të Afganistanit, ndërsa Abdullah Abdullah, në postin e shefit ekzekutiv, që është post i ngjashëm me atë të kryeministrit.

Të dy këta zyrtarë të lartë e dhanë betimin sot gjatë transferit të parë demokratik të pushtetit në këtë vend.

Presidenti i deritashëm, Hamid Karzai, ishte në këtë post prej vitit 2001.

Presidenti i ri, Ashraf Ghani, ka premtuar se do ta nënshkruaj marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, me të cilën do të mundësohet që ushtria amerikane të mbetet e pranishme në këtë vend, me një numër të zvogëluar të trupave.

Porcesi i zgjedhjeve presidenaciale në Afganistan është zgjatur për shkak të akuzave për parregullësi nga dy rivalët kryesorë, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, të cilët përfundimisht, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, e arritën marrëveshjen për ndarjen e pushtetit.

XS
SM
MD
LG