Ndërlidhjet

Talibani vret afganin, i cili kthehet pas 14 vjetësh në shtëpi


Ilustrim
Ilustrim

Para 14 vjetësh ishte larguar nga Afganistani për në Australi, dhe pas gjithë kësaj kohe ai vendos të vizitojë vendlindjen e tij.

Por, kur të kthehet në Afganistan, ai kapet nga një taleben, maltretohet dhë më pas vritet.

Sayed Habib Musawi, 56 vjeçar, është vrarë për shkak se ai mbante pasaporten e Australisë, ka treguar zëvendësguvernatori i qytetit Ghazni, Mohammad Ali Ahmadi.

Ai ka treguar, se talibani fillimisht e ka torturuar Musawin dhe më pas e ka shtënë në të tri herë, duke e lënë të vdekur.

“Ai nuk kishte bërë asgjë të keq. Nuk ishte kriminal. Nuk ka qenë i përfshirë në aktivitete të qeverisë”, ka shtuar zëvendësguvernatori.

Musawi ishte larguar nga Afganistani për në Australi në vitin 2000.

Ai ishte kthyer në vendlindjen e tij, në maj për të takuar të nipat e tij në Ghazni.

Mbetet e paqartë se kur saktësisht Musawi është vrarë.

XS
SM
MD
LG