Ndërlidhjet

Vriten tetë kirgistan në Siri


Militantë të Shtetit Islamik në Siri

Militantë të Shtetit Islamik në Siri

Tetë kirgistan, që luftojnë në Siri në radhët e forcave islamiste kundër trupave qeveritare janë vrarë, sot.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme në rajonin jugor të Kirgistanit, Jenish Ashyralyev, u tha gazetarëve, sot më 29 shtator, se janë rreth 100 qytetarë të Kirgistanit që iu janë bashkuar kryengritjes islamiste në Siri.

Sipas, Ashyrbaev, shumica e kirgistanëve që iu janë bashkuar xhihadistëve në Siri, kanë udhëtuar atje përmes Rusisë ose Turqisë.

Zyrtarë të Rusisë dhe të vendeve të tjera në qendër të Azisë dhe të Kaukazit, kanë bërë të ditur se qindra qytetarë nga këto vende, janë bashkuar islamistëve në Siri, për t’i luftuar forcat e qeverisë siriane.

XS
SM
MD
LG