Ndërlidhjet

logo-print

Pro-rusët vrasin 9 ushtarë ukrainas


 Andriy Lysenko, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes, në Ukrainë.

Andriy Lysenko, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes, në Ukrainë.

Ushtria ukrainase, bën të ditur se ditët e fundit kanë vdekur 9 ushtarë të saj, duke luftuar me rebelët pro-rusë, në lindje, numër ky më i lartë, pres se të dyja palët kanë arritur marrëveshjen e armëpushimit muajin e kaluar.

“9 ushtarë janë vrarë dhe 27 të tjerë janë lënduar”, ka thënë Andriy Lysenko, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjës.

Këshilli i qytetit të Donetskut, ka bërë të ditur se edhe 3 civilë kanë vdekur dhe 5 të tjerë janë lënduar gjatë 24 orëve të fundit, përkundër marrëveshjes së armëpushimit.

Më 28 shtator, militantë anti-qeveritarë të cilët kontrollojnë pjesë të Donetskut në Ukrainë, kanë shkëmbyer 30 ushtarë ukrainas, për 60 separatisë që ishin duke u mbajtur nga forcat e Ukrainës.

Shkëmbimi i të burgosurve nga të dyja lapët, është nisur, nga një marrëveshje mes palëve e arritur në Minsk, më 5 shtator.

XS
SM
MD
LG