Ndërlidhjet

Bisedimet për programet bërthamore të Iranit, fillojnë muajin e ardhshëm


Abbas Araghchi, zëvendësministër i Jashtëm, i Iranit
Abbas Araghchi, zëvendësministër i Jashtëm, i Iranit

Zyrtarë të Iranit, kanë bërë të ditur, sot, se bisedimet mes Iranit dhe fuqive botërore, për programet bërthamore të vendit të tyre, do të fillojnë në mes të muajit tetor, të këtij viti.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi u ka thënë mediave sot më 29 shtator, se këto bisedime kanë për qëllim që të arrijnë marrëveshjen historike, afati i së cilës është 24 nëntori.

Takimet mes tyre do të fillojnë në Vjenë ose në Gjenevë dhe do të zgjasin 2 javë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se bisedimet që janë mbajtur në Nju Jork për këtë çështje, nuk kanë pasur progres.

6 fuqitë botërore të përfshira në këto negociata, Britania, Kina, Franca, Rusia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kërkojnë që të arrijnë një marrëveshje me Iranin, që ky vend të mos i zgjerojë më tutje aktivitetet e saja nukleare.

Fuqitë botërore perëndimore, kanë frikë se Irani po përdor programet e saj bërthamore, si mbulesë për të prodhuar armë bërthamore.

Por Irani, ka thënë disa herë se qëllimi i programit të tyre, ka vetëm qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG