Ndërlidhjet

3,000 migrantë të vdekur këtë vit


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit ka bërë të ditur se mbi 3,000 njerëz kanë vdekur këtë vit, gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar Detin Mesdhe dhe për të arritur në Evropë.

Organizata, e cila punon nga afër me Kombet e Bashkuara, ka thënë se saktësisht bëhet fjalë për 3,072 të vdekur.

Raporti vjen vetëm pak javë pasi një anije me rreth 500 migrantë, përfshirë sirianë, palestinezë dhe egjiptianë, është mbytur.
Në mesin e tyre kanë qenë edhe 100 fëmijë.

XS
SM
MD
LG