Ndërlidhjet

Putin kërkon marrëveshje për statusin e Detit Kaspik


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, shpreson se një marrëveshje mbi statusin ligjor të Detit Kaspik mund të miratohet në samitin e ardhshëm të pesë shteteve bregdetare.

Putin, i bëri këto komente, gjatë samitit të katërt të Detit Kaspik në qytetin rus Astrakhan, ku ai priti presidentin turkmen Gurbanguli Berdimukhamedov, Presidentin e Azerbaixhanit Ilham Alijev, Presidentin iranian Hassan Rohani, dhe Presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbajev

Takimi i radhës i samitit do të mbahet në Kazakistan, por ende nuk është caktuar data.

Pesë shtetet bregdetare të Kaspik’ut, kanë punuar për vite për të zgjidhur statusin juridik, ku ka burime aq të mëdha të naftës dhe gazit natyror.

Azarbajxhani, Kazakistani dhe Turkmenistani, nuk ndihen të lidhur me traktatet ekzistuese mbi statusin ligjor të Kaspikut, që ekziston nga viti 1921 dhe 1940.

Faktori kryesor përcaktimin e rëndësisë së Detit Kaspik është depozitat e mëdha të naftës dhe gazit.

XS
SM
MD
LG