Ndërlidhjet

Trupat amerikane në Afganistan, qëndrojnë edhe pas vitit 2014


Trupat amerikane, ne Afganistan

Trupat amerikane, ne Afganistan

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Afganistanit, kanë njoftuar se Kabuli, do të nënshkruajë një marrëveshje nesër me 30 shtator, përmes së cilës do të lejon që rreth 10,000 ushtarë të SHBA-së të qëndrojnë në shtetin e tyre pas vitit 2014.

John Podesta, këshilltar i Presidentit amerikan, Barack Obama, ka thënë, sot, se marrëveshja bilaterale do të nënshkruhet në emër të Uashingtonit.

Ai këto komente i bëri në kryeqytetin e Afganistanti në Kabul, në inaugurimin e Presidentit të ri afgan, Ashraf Ghani.

Një këshiltlar i presidentit, Ghani, Daoud Sultanzoy, ka thënë se në emër të Afganistanit do të jetë një minsitër që do të nënshkruajë marrëveshjen, por nuk ka bërë me dije se cili është ai.

Kjo marrëveshje, ishte refuzuar të nënshkruhet nga presidenti i kaluar, Hamid Karzai.

XS
SM
MD
LG