Ndërlidhjet

Rusia i zgjat paraburgimin regjisorit ukrainas


Oleh Sentsov, regjisori ukrainas
Oleh Sentsov, regjisori ukrainas

Gjykata në Moskë të Rusisë, ka zgjatur masat e paraburgimit ndaj regjisorit ukrainas, Oleh Sentsov, i cili ishte arrestuar në Krime dhe është akuzuar për organizim të sulmeve terroriste.

Gjykata e Qarkut, Lefortovo, ka marrë sot këtë vendim, sipas të cilit paraburgimi i regjisorit ukrainas do të zgjatet deri më 11 janar.

Regjisori, Sentsov dhe tre shtetas të tjerë ukrainas, janë arrestuar në muajin maj, nën dyshimet se kanë planifikuar sulme terroriste në Krime, Simferopol, Yalta, dhe Sevastopol.

Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në mars, pas një referendumi të diskutueshëm që u dënua si e paligjshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara OKB.

Më 10 shtator, udhëheqësi i Sigurimit Shtetëror të Ukrainës, Valentyn Nalyvaychenko, ka thënë se regjisori Sentsov, është në listën e atyre njerëzve që duhet shkëmbyer me rebelë pro-rusë të kapur nga forcat e Ukrainës, në konfliktin në lindje të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG