Ndërlidhjet

SHBA: Nuk ka fakte që nga sulmet janë vrarë civilë në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria amerikane, ka njoftuar të sot, më 29 shtator, se sulmet ajrore të tyre në orët e vonshme të së dielës, kanë vënë në shënjestër automjete të militantëve të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, në qytetin Manbij, ndërsa kanë shtuar se prej këtyre sulmeve ende nuk ka të dhëna nëse janë vrarë civilë.

“Jemi të vetëdijshëm, se mediat po raportojnë për vrasje të civilëve nga këto sulme, por nuk ka ende fakte apo të dhëna që e vërtetojnë këtë”, ka thënë koloneli Patrick Ryder, zëdhënës i Ushtrisë amerikane.

Ai ka shtuar, se megjithatë këto raporte Ushtria amerikane i ka marrë me seriozitet dhe se do të vazhdojë të hulumtojë nëse janë të sakta.

Një grup monitorues i luftës në Siri, ka thënë të hënën, se sulmet ajrore kanë goditur një pjesë afër një objekti të përpunimit të grurit, dhe se nga ai sulm janë vrarë civilë.

Por ushtarët kanë thënë se ai objekt është shfrytëuar nga militantët e Shtetit Islamik, si një zone ku i kanë mbajtur automjetet e tyre.

XS
SM
MD
LG