Ndërlidhjet

logo-print

Siria zyrtare do të mbështes këdo që e lufton terrorizmin


Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Muallem

Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Muallem

Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Muallem, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara OKB në Nju Jork, ka thënë se vendi i tij qëdron prapa secilës përpjekje ndërkombëtare, që e ka për qëllim të luftojë terrorizmin.

Muallem, ka thënë sot, më 29 shtator në OKB, se bota duhet t’i jep prioritet luftën ndaj Shtetit Islamik, militantëve të Al-Nusra dhe të tjerëve të lidhura me Al-Kaidën.

Muallem, po ashtu ka shtuar se shteti i Sirisë, po përpiqet që të gjejë në zgjidhje politike, për luftën civile në Siri, përfshirë përmes dialogut me atë që ai e quan ‘opozitë e vërtetë’, që është kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG