Ndërlidhjet

Dëshmi të reja mbi përfshirjen ruse në Ukrainë


Rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore
Rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore

Dy ushtarë ukrainas, kanë ofruar dëshmi të reja, për përfshirjen direkte të forcave ruse në lindje të Ukrainës, të cilët kanë thënë se ata janë kapur nga forcat ruse, në një betejë në muajin gusht.

Dëshmitë e tyre, shpalosur pasi që janë liruar nga robëria një muajshe, hedh dyshime të mëtejshme mbi mohimet e Moskës për akuzat perëndimore se Rusia ka ndihmuar rebelët pro-ruse në Ukrainë duke iu dërguar ushtarë dhe armë.

Të hënën, Ministri i Mbrojtjes rus, nuk ka pranuar që të komentoj lidhur me akuzat dhe dëshmitë e ushtarëve.

Ushtari ukrainas, Alexei Koshelenko është shkëmbyer me të burgosurit pro-rusë, para një dite.

Menjëherë ai ka treguar se gjatë luftimeve të ashpra më 24-25 gusht, pranë qytetit të Ilovaisk, ai është rrëmbyer nga seperatistët.

“Jemi sulmuar nga disa raketa, dhe pas asaj, rebelët na kanë rrethuar. Shumë prej nesh kanë vdekur dhe të tjerët ende janë të zhdukur”, ka thënë Koshelenko, duke shtuar se sulmuesit ishin rusë.

“Ne jemi zgjuar herët në mëngjesin e 25 gushtit, dhe kemi parë se po na sulmojnë nga të gjitha anët”, ka thënë ai.

Koshelenko, ka shtuar se më pas trupat ukrainase janë tërhequr, dhe se tërë vendi është mbushur me rusë.

“Rusët na kanë kapur, dhe ne thjesht mbetem pa armë e pa mbrotje”, ka vazhduar më tej, në dëshminë e tij.

XS
SM
MD
LG