Ndërlidhjet

Merkel: Mund të rishikojmë bashkëpunimin me Rusinë mbi energjinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë të hënën se për momentin ka arsye të mira për të vazhduar bashkëpunimin me Rusinë për energjinë, por ka shtuar se mund të ketë ndryshime në rast se Moska vazhdon të shkel principet bazike.

Merkel, duke folur në një konferencë për media në Berlin, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Finlandës, ka shtuar se në një të afërt të shkurtër mund të jetë e nevojshem që të rishikohet bashkëpunimi me Rusinë për energjinë.

Merkel, e ka vlerësuar si të rëndësishme presionin mbi Rusinë, për çka janë pajtuar edhe Gjermania edhe Finlanda.

Sa i përket sanksioneve ekonomike që Gjermania ka vendosur karshi Rusisë, ka thënë se nuk ka arsye për të zbutur sanksionet kundër tyre.

XS
SM
MD
LG