Ndërlidhjet

Vështirësohet situata për të ndihmuar të infektuarit me Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Reshjet e shiut, që po bijnë pa pushim në Afrikën Perëndimore, kanë vështirësuar tej mase, dërgimin e ndihmave për të infektuarit me virusin Ebola, dhe për të tjerët që kanë mbetur të izoluar për tu mos u unfektuar, ka bërë të ditur një zyrtarë amerikan.

Nancy Powell, i angazhuar nga Departamenti i Shtetit amerikan, për të raportuar mbi Ebolën, ka thënë se prioriteti kryesor tash për tash është që të izolojnë sa më shumë njerëz që është e mundur.

"Por, shiu ka vështirësuar shumë rrugët për të dërguar ndihmat”, ka thënë Powell.

Ndërkohë që në tetor pritën stuhi edhe më të madha, që edhe më shumë do të komplikojë situatën.

Eric Talbert, drejtor ekzekutiv i qendrës ‘USA Emergency’ (Emergjenca amerikane) i cili posedon 22 shtretër për të infektuarit me Ebola, jashtë kryeqytetit të Sierra Leone, po ashtu ka shprehur shqetësimet për vështirësitë që po shfaqen nëpër rrugë, për shkak të klimës.

Ndërsa ka shtuar se ndihmat dhe stafi, janë esenciale për të kontrolluar shpërndarjen e epidemisë.

Më shumë se 6,000 njerëz në Afrikën Perëndimore, janë infektuar me virusin Ebola, sëmundje kjo që shkakton temperaturë, ethe, vjellje, gjakderdhje. Prej këtij numri, gjysma ka vdekur.

Por numri i të infektuarve thuhet se duhet të jetë më i lartë, sidomos në zonat rurale.

Hulumtuesit, thonë se kjo epidemi mund ti prek 20,000 njerëz deri në muajin nëntor.

SHBA është ajo që po ndihmon Afrikën Perëndimore me ndihma të ndryshme mjekësore, ndërsa brenda një muaji planifikon që t’i ndërtojë 17 qendra të reja për të infektuarit me Ebola.

Edhe Britania e Madhe është duke ndërtuar qendra të tilla trajnuese në Sierra Leone.

XS
SM
MD
LG