Ndërlidhjet

Netanyahu: Irani, regjimi më i rrezikshëm në botë


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 29 shtator.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 29 shtator.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se kapacitetet bërthamore të Iranit “duhet të shkatërrohen plotësisht”.


Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Netanyahu e ka cilësuar Iranin si “regjimin më të rrezikshëm në botë” dhe ka thënë se ai “nuk duhet të lejohet që të zhvillojë armët më të rrezikshme në botë”.


Netanyahu po ashtu ka thënë se militantët e Shtetit Islamik përbëjnë një kërcënim që “duhet mposhtur”.


Për konfliktin e fundit në Gaza, Netanyahu ka fajësuar militantët e Hamasit për vdekjen e civilëve palestinezë, duke thënë se Hamasi qëllimisht ka përdorur fëmijët dhe civilët e tjerë si mburoja njerëzore.

XS
SM
MD
LG