Ndërlidhjet

Rusia hap rast penal, për ‘gjenocid’ të Kievit në lindje


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Të hënën, më 29 shtator, Rusia ka hapur një rast penal, në atë që e quajti gjenocid i Kievit, mbi banorët rusisht-folës të Ukrainës lindore, gjë që mund të rris edhe më tej tensionet gjatë armëpushimit.

Në një deklaratë zyrtare, thuhet se rusisht-folësit, janë në shënjestër nga forcat e Kiev’it, të cilët po përdorin armë të rënda për të vrarë mbi 2,500 njerëz në "Republikat Luhansk dhe Donetsk".

Këto hetime mund të rrisin tensionet midis fqinjëve post-sovjetike, pas armëpushimit që Kievi dhe separatistët pro-rusë kanë arritur në fillim të këtij muaji, por që prej atëherë ai është shkellur disa herë.

"Komisioni Hetimor ka hapur një çështje penale për gjenocidin që Kiev po bën ndaj rusisht-folësve në juglindje të Ukrainës’, thuhet në deklaratën e Komitetit hetues të Federatës Ruse, organ ky për zbatim të ligjit që i përgjigjet vetëm të Presidentit, Vladimir Putin.

Rusia tash sa kohë e akuzon Kievin që po përdor dhunë kundër civilëve në lindje, ndërkohë që shtetet përendimore e kanë akuzuar Moskën që po dërgon armë dhe trupa për të ndihmuar rebelët pro-rusë për të luftuar forcat e Kievit.

Një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara, ka treguar se nga konflikti atje kanë vdekur 2,593 dhe ka akuzuar rebelët pro-rusë që po abuzojnë me të drejtat e njeriut, për vrasje dhe tortura.

Në anën tjetër, Moska i ka mohuar në vazhdimsi akuzat e perënëdimit, për përfshirjen e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Sidoqoftë, shtetet e fuqishme Perëndimore, kanë ndërmarrë sanksione ekonomike ndaj Rusisë, për shkak kësaj çështjeje.

XS
SM
MD
LG