Ndërlidhjet

SHBA, apelon për përmbajtje në Hong Kong


Protestat në Hong Kong

Protestat në Hong Kong

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga krerët e Hong Kongut që të tregohen të përmbajtur, pasi që policia speciale hodhi gaz lotsjellës në mijëra demonstrues pro-demokracisë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë të hënën, se Uashingtoni i ka thënë Pekinit, që SHBA, mbështet kërkesën e demonstruesve, për ‘zgjedhje të lira në Hong Kong’.

Studentët, qysh më 26 shtator janë duke protestuar kundër planeve të Kinës, që kandidatët për udhëheqës të Hong Kong’ut, të miratohen nga një komitet i veçantë.

Demonstruesit janë përshkallëzuar që nga 26 shtatori, kur policia është konfrontuar me protestuesit me plumba gome, me ç’rast mijëra banorë të zemëruar janë vërshuar nëpër rrugë për të mbështetur protestuesit.

Policia e Hong Kongut në vazhdimsi, ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve më 28 shtator.

XS
SM
MD
LG