Ndërlidhjet

logo-print

Muallem: SHBA nuk njofton për të gjitha sulmet ajrore


Ministri i Jashtëm sirian Walid Al-Moualem

Ministri i Jashtëm sirian Walid Al-Moualem

Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Muallem, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara OKB, u ka thënë të pranishmive se, vendi i tij ‘qëndron prapa secilës iniciativë që kërkon luftimin e terrorizmit’.

Ai ka thënë më 29 shtator, so sot bota duhet të ketë prioritet luftën dhe shkatërimin e militantëve të Shtetit Islamik (IS), po ashtu edhe të grupeve të tjera si Al-Nusra dhe Al-Kaida.

Pas fjalimit të tij, Muallem ka thënë për Associated Press, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk po e njoftojnë Sirinë, për të gjitha sulmet, para se t'i bëjnë ato.

"Por në rregull është. Ne po e luftojmë Shtetin Islamik, edhe ata po e luftojnë Shtetin Islamik’, ka shtuar ai.

Muallem, më pas se, sa i përket sulmit të parë që SHBA ka bërë në territorin sirian, kanë qenë të njoftuar 24 orë më parë.

XS
SM
MD
LG