Ndërlidhjet

SHBA-INDI, drejt përmirësimit të marrëdhënieve


Kryeministri indian, Narendra Modi
Kryeministri indian, Narendra Modi

Sot, Kryeministri indian, Narendra Modi do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy, pritet që të diskutojnë mbi çështijet ekonomike dhe të sigurisë, përfshirë edhe situatën në Afganistan, aty ku ushtria amerikane po i tërheq trupat, pas 13 vjetësh.

Analistë thonë se Obama dhe Modi do të shikojnë që të përmirësojnë disi, marrëdhëniet e tensionuara mes tyre.

Uashingtoni, ndër tjerash ishte dëshpëruar që India pati dështuar të hap tregun për investitorë të huaj.

Vetë Modit, në vitin 2005 i ishte ndaluar hyrja për në SHBA.

Kjo pati ndodhur, pas tri vjetësh prej se një trazirë religjioze pati vrarë më shumë se 1.000 myslimanë në Gujarat, atëherë kur Modi ishte zyrtarë i lartë.

Por Modi kishte mohuar përfshirjen e tij në atë dhunë, dhe Gjykata e Lartë e Indisë e ka mbështetur atë.

XS
SM
MD
LG