Ndërlidhjet

Sot nënshkruhet marrëveshja për vazhdimin e trupave amerikane në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA dhe Afganistani, pritët që sot të nënshkruajnë marrëveshjen mbi sigurinë.

Marrëveshja bilaterale mes tyre, mundëson që edhe pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në fund të këtij viti, pas 2014-ës, në këtë vend të vazhdojnë të mbesin afërsisht 10, 000 trupa.

Zëdhënësi i i Presidentit afgan, Ashraf Ghani, ka konfirmuar një ditë më parë më 29 shtator se kjo marrëveshje do të nënshkruhet.

John Podesta, këshilltar i Presidentit, Obama do të nënshkruajë marrëveshjen në emër të Uashingtonit.

Afganistani, të njëjtën kohë pritët që të nënshkruajë një marërveshje të ngjajshme me forcat aleate të NATO-s, përmes së cilës lejohet që edhe pas tërheqjes së trupave të qëndrojnë rreth 5 mijë të tjerë, kryesisht nga Britania, Gjermania, Italia dhe Turqia, roli i të cilëve nuk do të jetë luftues.

Qëllimi i mbejtjes së këtyre trupave edhe pas vitit 2014, është që të ofrojnë mbështetje për forcat afgane, qoftë me ushtrime apo me nevoja të tjera.

XS
SM
MD
LG