Ndërlidhjet

I panjohuri që hyri në Shtëpi të Bardhë, mbledh Kongresin


Julia Pierson, drejtoresh e Shërbimit Sekret të SHBA-së
Julia Pierson, drejtoresh e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Kreu i Shërbimit Sekret të SHBA-së, pritet të përballet me pyetje të vështira, sot, para një komisioni të Kongresit.

Republikanët dhe demokratët, duan që Drejtoresha e Shërbimit Sekret, Julia Pierson të sqarojë para Komisionit të Reformës të Qeverisë, se si ajo planifikon të ndryshojë kulturën dhe procedurat e agjencisë.

Kjo seancë është kërkuar më shumë, pas incidentit të 19 shtatorit, kur një i panjohur ka hyrë kaluar gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhe dhe me thikë në dorë ka hyrë në oborr, duke arritur që lehtësisht të kalojë rojet e sigurisë.

Më 29 shtator, është bërë e ditur se ky person me emrin Omar Gonzalez, një 42-vjeçar veteran i luftës në Irak, kishte arritur të hyjë mjaft thellë në ndërtesë, para se të kapet.

XS
SM
MD
LG