Ndërlidhjet

Hong Kong, nuk tërhiqet nga vendimi për zgjedhje të kufizuara


Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e shefit ekzekutiv, të Hong Kong'ut, Leung Chun-ying.

Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e shefit ekzekutiv, të Hong Kong'ut, Leung Chun-ying.

Udhëheqësit e Hong Kong’ut kanë kërkuar nga protestuesit që ‘menjëherë’ të largohen nga rrugët, pasi që po pengojnë funksionimin normal të tyre.

Udhëheqësi ekzekutiv i vendit, Leung Chun-ying, ka thënë sot se udhëheqësit e Kinës nuk do të tërheqin vendimin që kanë marrë për zgjedhje të kufizuara, të vitit 2017.

Sipas këtij vendimi, kandidatët që do të garojnë në ato zgjedhje, pararakisht duhet të marrin pëlqimin për garim nga Këshilli i Beijing-ut, që do të thotë ky Këshill edhe mund të mos e pranojë ndonjërin prej tyre.

Protestuesit, shumica student, po kërkojnë dorëheqjen e Leungs'it dhe po kërkojnë nga Beijing, të lejojë ‘zgjedhje të lira dhe demokratike’ në Hong Kong.

Gjatë vikendit të fundit, policia e vendit ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, që që ka ndikuar të përshkallëzojë edhe më shumë situatën, duke sjellur edhe më shumë njerëz në rrugë.

XS
SM
MD
LG