Ndërlidhjet

Kurdët me ofenzivë të ashpër kundër IS


Forcat kurde në Irak

Forcat kurde në Irak

Trupat kurde në Irak, kanë nisur sot në mëngjes me ofenziva të reja kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në tre fronte në veri të Irakut, kanë bërë të ditur zyrtarë kurdë.

Kurdët kanë goditur, para agimit në veri, xhihadistët të cilët po e kontrollojnë qytetin e Mosul-it, një pjesë të kufirit me Sirinë dhe në Kirkuk, aty ku është shpërndarësi kryesor i naftës.

Derisa kurdët po i luftojnë militantët, të njëjtën kohë sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA, po vazhdojnë me sulme në Irak dhe Siri.

Një ditë ma parë nga këto sulme ajrore janë bombarduar katër pozicione grupore të militantëve të Shtetit Islamik në pjesën veriore dhe lindore të Sirisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar se aeroplanët luftarakë të koalicionit i kanë qëlluar caqet në katër provinca: Aleppo, Raqqa, Hassakeh dhe Deir el-Zour.

XS
SM
MD
LG