Ndërlidhjet

logo-print

Të pastrehët në ‘Qytetin e Engjujve’


Ilustrim

Ilustrim

Për një shekull apo edhe më shumë pjesa e njohur me emrin ‘Skid Row’ (emër që përdoret për rrugët e mbushura me alkolikë, të droguar..) mbetet ‘streha’ e të pastrehëvë në Los Angelos, të SHBA-së.

Pavarësisht, nga një përsëritje e mërzitshme e programeve të ndihmës, ku e fundit është nisur të hënën, duket se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë rreth të Los Angelos (LA), shkruan AFP.

Një grua e drobitur ecën në mes të rrugës, e rrezikuar që të goditët nga ndonjë makinë. Burrat dalin nga çadrat e ngritura në trotuar, disa në lecka, të tjerët shtyjnë karrocat e plota me pasuritë e tyre të jetesës.

Në një mur është e mbishkruar: ‘Rrethi Skid’; Popullsia: Shumë.

Janë 2,000 njerëz, që jetojnë në rreth 30 blloqe të qytetit, 75 për qind e tyre afro-amerikan, që jetojnë në tenda ose thjesht në rrugë

Shumica janë alkolikë, të droguar ose me të meta psiqike dhe fizike.

"Sa herë që të lë vendin tim dhe dal për të bërë ndonjë punë, kur të kthehem e shoh vendin tim të shkatërruar, të gjitha gjërat e vjedhura. Mi vjedhin ehe tekstet që shkruaj për të kënduar”, thotë Nelson Chester, një këngëtar, me pseudonimin "artisti".

Një banor tjetër i ‘Skid Row’, Eunice Carr, tregon se shpesh herë ai goditet dhe rrahet, duke shtuar se kjo pjesë është e rrezikshme edhe gjatë ditës.

“Njerëzit këtu në Skid Row, nuk kanë ujë të pastër, nuk kanë banjo për tu pastruar, nuk kanë as ku t’i hedhin plehrat”, thotë udhëheqësi i një grupi të Los Angelos’it, i quajtur ‘rrethi i veprimit’, i cili vet dikur ka qenë i pastrehë.

Ky është një paradoks në ‘Qytetin e Engjujve’.

"Këtu kemi milionerët më të mëdhenjë të vendit, por edhe më të varfërit e vendit”, thotë Gary Blasi, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Angelos.

Ky vend është çdo herë e më shumë mbushet me të pastrehë.

Aty ka të tillë që vijnë edhe prej spitalit mendor, për çka ka pas edhe akuza ndaj Institucionit mental, se po hudh njerëzit në rrugë, ka bërë të ditur, Herb Smith, drejtor i Misionit të LA, që merret me përkujdesjen e një numri të madh të të pastrehëve.

Pavarësisht shumë programeve për të rregulluar këtë çështje, edhe një i tillë i quajtur ‘Plani për Shpresë’, është prezantuar të hënën në LA, ndërkohë që ky vend vazhdon të mbipopullohet me të pastrehët.

XS
SM
MD
LG