Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen 7 gra për përfshirje në grupe ekstremiste


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i grave janë arrestuar në rajonin jugor të Jalal-Abad në Kirgistan, më dyshimin se ato janë anëtarësuar në një grup të ndaluar islamik. Ministria e Brendshme e Kirgistanit, ka njoftuar sot se shtatë gra, të moshës mes 20 dhe 25, u arrestuan gjatë një operacioni të veçantë në rrethin Nooken.

Sipas të dhënave të policisë, këto gra janë përfshirë në aktivitetet e grupit, Hizb ut-Tahrir, përmes së cilës kanë rekrutuar anëtarë të rinj të vendit.

Hizb ut-Tahrir, është një organizatë Sunite, me bazë qendrore në Londër, e cila kërkon që të bashkojë shtetet myslimane në një shtet kalifat.

Qeveria e Kirgistanit ka ndaluar këtë grup, duke i quajtur amëtarët e saj dhe përkrahësit ‘ekstremistë’.

Hizb ut-Tahrir, është ndaluar edhe në Republikat tjera të Azisë Qendrore dhe në Rusi.

XS
SM
MD
LG