Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dhe Afganistani nënshkruajnë marrëveshjen për siguri


Kabul, 30 shtator 2014.

Kabul, 30 shtator 2014.

Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani kanë nënshkruar Marrëveshjen Dypalëshe për Siguri.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Afganistanit, Hanif Atmar, dhe ambasadori amerikan, James Cunningham, kanë nënshkruar dokumentin në emër të të dyja vendeve.

Marrëveshja do t’iu lejojë afro 10,000 trupave amerikane që të mbeten në Afganistan, pasi të përfundojë misioni luftarak ndërkombëtar më 31 dhjetor.

Të hënën, një zëdhënës i presidentit afgan, Ashraf Ghani, ka konfirmuar se marrëveshja do të nënshkruhet, duke përmbysur qëndrimin e paraardhësit të tij, Hamid Karzai.

Kabuli po ashtu pritet të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme këtë javë me NATO-n.

XS
SM
MD
LG