Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Kosova qëndron pas SHBA-së në luftën kundër IS-it


Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre mund të llogarisin në mbështetjen e Kosovës kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Në një shkrim për gazetën britanike “Guardian”, Thaçi ka thënë se institucionet kosovare do të luajnë rol aktiv për të ndaluar individët e indoktrinuar që t’i bashkohen Shtetit Islamik dhe se do të shkatërrojnë rrjetet e rekrutimit.

“Reformat në ekonomi dhe arsim, si pjesë e strategjisë sonë për integrimin evropian, do të ofrojnë mundësi më të mira për shtresat e margjinalizuara të shoqërisë që kanë humbur në këto kohë të tranzicionit”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka shkruar se Kosova “ka ligjin që ndalon pjesëmarrjen në luftë të huaj”.

Thaçi ka kujtuar se në dy aksione policore, janë arrestuar 45 militantë të dyshuar si dhe imamë, të cilët sponsprizojnë, mbrojnë dhe mbështesin ekstremistët.

XS
SM
MD
LG