Ndërlidhjet

Luftime pranë aeroportit të Donjeckut


Donjeck

Donjeck

Raportet nga lindja e Ukrainës thonë se sulme me artileri janë dëgjuar në aeroportin e Donjeckut.

Sipas autoriteteve në Kiev, rebelët kanë hedhur raketa Grad në pozicionet e ushtrisë në airport.

Por, sipas separatistëve në Donjeck, forcat e tyre janë përgjigjur pasi ushtria ka hapur zjarr.

Luftimet vijnë me gjithë marrëveshjen e 5 shtatorit për armëpushim, e cila është respektuar në shumicën e zonave.

Të hënën, shtatë ushtarë ukrainas janë vrarë në përleshje me rebelët pranë aeroportit të Donjeckut.

XS
SM
MD
LG