Ndërlidhjet

OKB: Së paku 3,700 jetimë nga Ebola


Africa, Congo, Ebola virus - an incurable disease
Africa, Congo, Ebola virus - an incurable disease

Së paku 3,700 fëmijëve në Afrikën Perëndimore u ka vdekur njëri ose të dy prindërit nga epidemia e Ebolës, ka bërë të ditur Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Po sipas tij, shumica e këtyre fëmijëve nuk pranohen nga të afërmit e mbijetuar nga frika e infektimit.

“Jetimët zakonisht merren nga një anëtar i familjes së gjerë, por në disa komunitete, frika nga Ebola është bërë më e fuqishme sesa lidhjet familjare”, ka thënë Manuel Fontaine, drejtor rajonal i UNICEF-it për Afrikën perëndimore dhe qendrore.

Numri i jetimëve nga Ebola pritet të dyfishohet në mes të tetorit, sipas parashikimeve të OKB-së.

Vendet më të goditura nga kjo sëmundje janë Liberia, Siera Leone dhe Guinea.

XS
SM
MD
LG