Ndërlidhjet

Hahn zotohet se do të ndihmojë Ukrainën


Johannes Hahn

Johannes Hahn

I emëruari për komisionar të fqinjësisë së Bashkimit Evropian dhe për negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se do të bënte gjithçka që është në fuqinë e tij për t’i kontribuar zgjidhjes së krizës në Ukrainë.

Duke folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, Hahn ka thënë se integriteti territorial i Ukrainës, sovraniteti dhe pavarësia e saj duhet të respektohen.

I pyetur nëse ka plan zhvillimor për vendin, ai ka thënë se jo gjithçka ka të bëjë me paratë.

Hahn ka thënë se BE-ja do të ndihmojë në çështjet si decentralizimi i qeverisë, stabilizimi i shoqërisë civile dhe rindërtimi i lindjes së Ukrainës.

Ai po ashtu ka thënë se BE-ja duhet të ndihmojë Ukrainën kur bëhet fjalë për situatën e saj energjetike, por njëherësh ka theksuar se sektori i energjisë në këtë vend duhet të bëhet më transparent.

XS
SM
MD
LG