Ndërlidhjet

Obama: Ditë historike për SHBA-në dhe Afganistanin


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Marrëveshja Dypalëshe për Siguri, e nënshkruar sot midis SHBA-së dhe Afganistanit, shënon një “ditë historike” për partneritetin midis dy vendeve.

Marrëveshja do t’iu lejojë afro 10,000 trupave amerikane të mbeten në Afganistan, pasi të përfundojë misioni luftarak ndërkombëtar më 31 dhjetor.

Ajo është nënshkruar në Kabul nga këshilltari për siguri kombëtare i Afganistanit, Hanif Atmar, dhe ambasadori amerikan, James Cunningham.

Ky zhvillim ka ndodhur një ditë pasi presidenti i ri i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka bërë betimin.

Kabuli po ashtu pritet të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme këtë javë me NATO-n.

XS
SM
MD
LG