Ndërlidhjet

logo-print

Hahn nënvizon sfidat e Ballkanit


Johannes Hahn

Johannes Hahn

I emëruari për komisionar të fqinjësisë së Bashkimit Evropian dhe për negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se Serbia duhet të konsiderojë me kujdes refuzimin e saj për të mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë, nëse Beogradi shpreson të anëtarësohet në bllok.

Hahn i ka thënë Parlamentit Evropian se nëse Beogradi synon anëtarësimin, sinjalet për sanksionet kundër Rusisë, duhet të jenë të drejta.

Hahn po ashtu ka thënë se dialogu politik midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë dhe ka theksuar se pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë treguar “disa lëvizje” në këtë çështje.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë “logjikën aktuale të Dejtonit” në “logjikë të Brukselit” për të kapërcyer bllokimin në Bosnjë e Hercegovinë.

Hahn ka thënë se sfidë kryesore e Maqedonisë në hapjen e negociatave të anëtarësimit është kontesti i emrit me Greqinë.

XS
SM
MD
LG